Kreu i delegacionit të BE në Shqipëri Luigi Soreca, në përfundim të takimit me kreun e KQZ, ndër të tjera tha se dhuna nuk duhet të tolerohet në mënyrë absolute.
“Folëm për zgjedhjet e 25 prillit. Pikërisht komisioneri na tregoi për situatën deri më tash për gjithçka që duhet bërë për zgjedhjet. Na foli për votimin elektronik dhe për numërimin elektronik. Gjërat janë kuptuar tashmë dhe komisioneri ka besim se gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë në fakt edhe ndikimi i zgjedhësve për punën aq të mirë të komisionerëve. Ne kemi dhënë mbështetjen tonë dhe do të vazhdojmë sepse mendojmë se edukimi I zgjedhësve është një çësthje shumë e rëndësishme. Europa po vëzhgon gjithë procesin. E rëndësishme është ajo që do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri. E rëndësishme është të shmanget dhuna. Thirrja jonë është për vetëpërmbajtje, që të shmanget gjuha e urrejtjes, gjuha e dhunës.”, tha Soreca.










































