Dhjetëra të shoqëruar në Polici, pas ngjarjes që tronditi Elbasanin një ditë më parë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një efektive e Policisë së Shtetit.
Mësohet se Arbër Paplekaj u çua sot në mëngjes në Elbasan, në vendin ku ndodhi skena e krimit. Ish-efektivi, i cili ishte pjesë e pjesë e Strukturës së PD-së për Mbrojtjen e Votës në Elbasan do të rindërtojë skenën e ngjarjes duke treguar versionin e tij për atë që ndodhi dje në këtë qytet
E gjithë ngjarja filloi ku tre furgonat me 12 persona të punësuar të Strukturës për Mbrojtjen e Votës (SMV) të krijuar nga PD-ja, ndaluan makinën me të cilën dyshonin që shpërndaheshin para.










































