Google search engine
Home Aktualitet Dyshohet se mbeti i plagosur dhe u arratis nga vendngjarja në Elbasan,...

Dyshohet se mbeti i plagosur dhe u arratis nga vendngjarja në Elbasan, personazhi i njohur për drejtësinë telefonon Klodiana Lalën: Pse më përmend emrin?! Po të them që unë…

0
285

Klement Xhaferri është shpallur në kërkim pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë në Elbasan ditën e djeshme, gjatë një përplasjeje të simpatizantëve të PS dhe PD.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Xhaferri e ka telefonuar personalisht dhe i ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me prokurorinë dhe policinë. Lala tha se e ka të regjistruar bisedën dhe se Xhaferri i ka thënë që është gjendur në atë ngjarje disa minuta pasi ka ndodhur vrasja pasi banon në atë zonë.

“Klement Xhaferri më ka telefonuar pasi i kam nxjerrë emrin si një nga personat e përfshirë në ngjarje. Ai është në kërkim policor pasi ka dyshime që është përfshirë në këtë ngjarje. Klement Xhaferri më ka deklaruar zyrtarisht, pasi pati një kërcënim ndaj meje, më tha që unë jam i hapur për t’u përballur me policinë dhe prokurorinë. Telefonata është e regjistruar. Më ka thënë një detaj tjetër, që unë jam gjetur aty, pak minuta nga ngjarja për shkak se banoj në atë zonë. Po e sqaroj sepse më ka telefonuar personalisht duke kundërshtuar faktin se nuk ishte i përfshirë dhe nuk ishte në kërkim policor. Është e konfirmuar nga policia se është në kërkim policor”, tha Lala për Opinion.

Kujtojmë se Klement Xhaferri është një emër i njohur për drejtësinë.

Bëhet fjalë për një person kontrovers dhe me shumë dritëhije. Ai u përfshi në një tjetër ngjarje të bujshme disa vite më parë në përplasjen me policinë para tregut Agro-Ushqimor, po në këtë qytet.

Ai ka qenë sipas opozitës edhe si pjesë e incidentit të ndodhur ditën e verës në Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here