Google search engine
Home Aktualitet Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta, zbardh telefonatën e ish-kreut të LSI-së...

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta, zbardh telefonatën e ish-kreut të LSI-së pak minuta para se ta ekzekutonin

0
307

Gazetari Artan Hoxha ka treguar dinamikën e ngjarjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Hoxha tha se Xhuvani është ndaluar nga një strukur e PD për mbrojtjes së votës dhe i kanë kërkuar të tregonte çfarë kishte në makinë, pasi dyshonin se jepte para në këmbim të votës.

Gazetari thotë se Xhuvani ka njoftuar njerëzit e tij të cilët u përplasën me strukturat e PD, gjë e cila solli një viktimë. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në prani të policisë.

“Në tre furgonat e PD ndodhen mbështetësit e PD, ku ndodhen 10 deri në 12 person. janë ish-ushtarak ish-pjesëtarë të policisë të cilët janë në mbështetje të PD. Ata kanë thirr pikërisht për këtë gjë për tu përballur me kundërshtarin. Në krahun tjtëar këta kanë dalë për të kapur militantë të forcës tjetër duke mbledhur kartat e identitetit. Në momentin që është ndaluar benzi ka kërkuar çfarë ka me vete dhe ai nuk ka pranuar. I kanë thënë të pres policinë. Por duke patur lokalin aty dhe në zonen e vet ka njoftuar njerëzit e vetë se e kanë ndaluar mbështetësit e PD. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes para se të vijnë mbështetësit e PS. Në momentin që kanë ardhur mbështetësit e PS ata kanë shkuar drejtë te personi i ndaluar nga mbështetësit e PD. Aty ka nisur konflikti”, u shpreh Hoxha për Opinion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here