Google search engine
Home Politike Zgjedhjet e 25 prillit, ndodh incidenti i radhës në Fier, kandidatja për...

Zgjedhjet e 25 prillit, ndodh incidenti i radhës në Fier, kandidatja për deputete e LSI-së del me denoncimin e fortë

0
292

Një tjetër incident elektoral ka ndodhur në qytetin e Fierit. Kandidatja për deputete, Kejdi Mehmetaj ka denoncuar heqjen e banderolës së LSI-së.

Bashkia e Fierit ka hequr banerat e LSI-së, megjithëse ka një kontratë të nënshkruar mes palëve.

Mehmetaj së bashku me kandidatë të tjerë janë paraqitur pranë zyrave të Bashkisë së Fierit ku po kërkojnë zgjidhje të këtij problemi.

Policët bashkiakë kanë shkuar për të hequr banderolën e LSI-së, pasi Rama pritet të bëjë një takim pikërisht në vendin ku është vendosur kjo banderolë.

Gjatë përballjes me policët, Mehmetaj ka kërcënuar se Rama nuk do do të bëjë takim në rast se heq banderolën.

“Rama ta harrojë se bën takim sot në Fier po nuk vendosën banerin aty”,- tha Kejdi Mehmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here