Google search engine
Home Aktualitet Rriten tensionet pas vrasjes në Elbasan, Klodiana Lala lëshon paralajmërimin e fortë:...

Rriten tensionet pas vrasjes në Elbasan, Klodiana Lala lëshon paralajmërimin e fortë: Janë aktivizuar elementët kriminalë, ja çfarë mund të ndodhë

0
263

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë Pjerin Xhuvani, i konsideruar mbështetës i Partisë Socialiste.

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se qyteti është bërë tashmë një vatër e nxehtë e përplasjes mes palëve politike.

“Krimi ka ndodhur në një zonë të populluar të Elbasanit. Kamerat e sigurisë janë duke u këqyrur. Papleka, që është pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit, pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Hetimet, që duhet të jenë të pavarura, do të zbardhin më shumë këtë ngjarje. Janë shpallur në kërkim policor disa persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë përplasje, që përfundoi me një të vdekur dhe katër të plagosur.

Nuk konfirmohet që në mjet të ketë sende të kundraligjshme në automjet. Ngjarja paralajmëron egërsi të fushatës. Elbasani konsiderohet vatër e nxehtë e përplasjes mes palëve.

Makina është pa targa dhe e zezë, një Benz. Aktivistë të PD-së kanë përdorur disa furgonë, për ta ndjekur dhe gjurmuar këtë automjet që ishte pa targa. Pretendimi ka qenë që në makinë ka pasur karta identiteti, lista votuesish dhe shuma të konsiderueshme të parave.

Mirëpo nuk konfirmohet që në mjet të ketë sende të kundraligjshme në këtë automjet. Qarku i Elbasanit ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe problematik. Ngjarja duhet parë me kujdes e duhet folur vetëm pasi të ketë prova për ndodhinë. Viktima Pjerin Xhuvani u akuzua nga PD se ishte element kriminal. Xhuvani ka qenë pjesë e LSI, më pas i PDIU-së dhe në fund i PS-së. Papleka ishte truprojë i Gazmend Bardhit. Ngjarja paralajmëron egërsi të fushatës. Elbasani konsiderohet vatër e nxehtë e përplasjes mes palëve”, shprehet Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here