Google search engine
Home Politike “Po flas për njerëz konkretë, me emra konkretë”, Edi Rama flet për...

“Po flas për njerëz konkretë, me emra konkretë”, Edi Rama flet për personat që qëndrojnë në makinat me xhama të zinj që shoqërojnë Lulzim Bashën

0
209

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Fushë-Krujë ka sulmuar dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se pas makinave me xhama të zinj që shoqërojnë kreun e PD-së, qëndrojnë persona që duan që në Shqipëri të rihapen përsëri bingot.

“Në ato makina janë ata që mezi presin të hapin prapë bingot. S’po jua them kështu si metaforë, po flas për njerëz konkretë, me emra konkretë. Ne patronazhistët këtë punë kemi, shohim edhe mbrapa xhamit”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here