Google search engine

    Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: 138 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

    0
    198

    Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nga 2584 testime, janë evidentuar 138 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë raportohet për 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (21 Prill 2021)

    Raste të reja ditore 138

    Të shëruar në 24 orë 465

    Të shtruar në spitale 160

    Humbje jete në 24 orë 5

    Testime ditore 2584

    Testime totale 615,147

    Raste pozitive 129,980

    Raste të shëruara 103,066

    Raste Aktive 24,556

    Humbje jete 2,358

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 18113

    Fier 2090

    Durrës 966

    Shkodër 830

    Gjirokastër 794

    Korçë 631

    Vlorë 389

    Dibër 311

    Kukës 264

    Elbasan 93

    Berat 60

    Lezhë 15

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here