Google search engine
Home Aktualitet Masakra në Elbasan/ Zbardhen detaje, si e paralajmëroi berberi ngjarjen, policia qëlloi...

Masakra në Elbasan/ Zbardhen detaje, si e paralajmëroi berberi ngjarjen, policia qëlloi në….

0
248

Mësohet se një orë para se të ndodhte masakra e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ose “Pipi”, një berber në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti, ka raportuar në polici për prezencën e personave të armatosur në këtë lagje.

Berberi ka telefonuar sallën operative, duke treguar se kishte parë persona të armatosur dhe mund të kishte ngjarje kriminale.

Për shkak se policia kishte marrë njoftim më parë nga berberi se në zonë kishte prezencë të personave me armë, në vendgjarje kanë shkuar zv/drejtori i policisë së Elbasanit dhe Drejtori i forcës së Posaçme si dhe një patrullë e forcës së posaçme “Shqiponja”.

Krimi i rëndë ka ndodhur në prezencë të punonjësve të policisë së Elbasanit.

Për shkak të krismave, edhe punonjësit e policisë kanë qëlluar fillimisht në ajër dhe në drejtim të autorit. Edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë duke plagosur në këmbë punonjësen e policisë Xhensila Sota dhe vënë në rrezik punonjësit e tjerë të policisë së Elbasanit.

Në vengjarje ka dhjetëra gëzhoja, ndërsa mësohet se janë përdorur të paktën tre lloje armësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here