Dalin në dritë detaje të reja nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak më parë. Mësohet nga dëshmitarët nga vendngjarja se ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa nuk dihet akoma se mes kujt është shkëmbyer zjarr.
Gjatë atentait me armë kanë mbetur edhe dy persona të plagosur, mes të cilëve është një efektive e forcave “Shqiponja”. Siç mëson gazetarja Bezat, e plagosur është efektivja Xh. S.
Nga të dhënat e para dyshohet se autor i këtij krimi që tronditi Elbasanin dhe mbarë vendin, teksa vjen vetëm katër ditë para zgjedhjeve, është një ish-efektiv i forcave RENEA.








































