Google search engine
Home Politike Incidenti në Fier i LSI-së para takimit të kryeministrit Rama, reagon Presidenti...

Incidenti në Fier i LSI-së para takimit të kryeministrit Rama, reagon Presidenti Meta dhe lëshon kërcënimin e rëndë: Mprehini cfurqet! T’i ndjekim këmba këmbës horrat!

0
424

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone kërcënuese pas denoncimit të kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, se policia në Fier po heq banerat e kësaj partie, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama për takimin e fundit elektoral.

Teksa iu bën thirrje kandidatëve të LSI të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake, Presidenti Meta paralajmëron se nëse preket vota më 25 prill, do të ndiqen këmba këmbës.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here