Google search engine
Home Politike I fundosin bisedat telefonike/ Zbulohet se kush janë dy të ‘infiltruarit’ që...

I fundosin bisedat telefonike/ Zbulohet se kush janë dy të ‘infiltruarit’ që lëviznin me bllok me vete, turku i jepte lekë të riut në Vlorë për të siguruar vota për LSI

0
251

Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka nisur procedim penal ndaj dy personave në Vlorë, pasi akuzohen për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç i cili është me origjinë turke e që jeton jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë janë dy personat që kanë rënë në prangat e policisë.

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021”, bën të ditur policia.

Gjatë ndalimit të tyre sipas burimeve janë gjetur një bllok me emra, të personave që dyshohet se do u blinin votën si edhe u janë sekuestruar telefonat celular për shkak se ka pasur biseda që konfirmonin këtë vepër penale. Dy personat po procedohen penalisht dhe çështja do të ndiqet nga SPAK, si kompetenti për hetimin e krimeve zgjedhore.

Edhe pse gjithmonë në rastet e fundit për shitjen dhe blerjen e votës del në skenë LSI, Presidenti Ilir Meta, bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi bëjnë thirrje dhe sulmojnë partitë e tjera se po vjedhin zgjedhjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here