Google search engine
Home Politike Artan Hoxha i nxori përgjimin për legalizimet / Artan Lame jep mesazhin...

Artan Hoxha i nxori përgjimin për legalizimet / Artan Lame jep mesazhin e fortë: Goditje poshtë brezit para zgjedhjeve! Duan të fusin…

0
209

Teksa na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka nisur një betejë e fortë në prapaskenë, me përgjime, skandale e akuza. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e djeshme një regjistrim audio për kreun e Kadastrës Artan Lame, ku pretendohet ky i fundit përdor legalizimet për fushatë. Në video thuhet se janë rreth 100 mijë banesa që nuk mund të legalizohen por kjo nuk duhet t’u bëhet e ditur qytetarëve sepse shkojnë me kundërshtarin.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame thotë se biseda ka ndodhur pas zgjedhjeve të vitit 2017, ndaj mohon blerjen e votave dhe diskutimi po bëhej për trajtimin e objekteve që nuk mund të legalizoheshin dot.

Ai e quan nxjerrjen e përgjimit një goditje poshtë brezit, dhe një sulm të pastër politik , pak para zgjedhjeve, dhe shto këtu faktin thotë ai, “që mirë që e nxorën, po nuk thonë as kohën kur është bërë”.

Intervista në “Breaking” e Artan Lames

Pse del para zgjedhjeve?

Duhen pyetur ata që e nxorën dhe mos më pyet mua. Po nuk do shumë mend që e bëjnë për të futur në panik publikun.

Çfarë mendoni?

Nuk mund ti heq asnjë fjalë, por është e manipuluar, se mund të ketë qenë një bisedë normale, dhe është shumë e lehtë të keqinterpretosh. Aty jemi në 2017, po bëhej diskutim që me ligjin në fuqi, kemi bërë aq, dhe pjesa tjetër e ndërtimeve nuk mund të legalizohet dot me atë ligj, dhe po tua themi këtë palës tjetër bëhet mish për për top populli, se do thonë ua bëjmë ne.

Mua më kuptojnë ata që kanë hall prone, se të sheh në sy, dhe po i the që halli jot nuk bëhet, ai vritet, dhe sikur Miloshevici t’i thojë bëhet ai do bëhet me të. Kjo ka qenë batuta ime, Tani unë nuk mund tu them 100 mijë njerëzve që nuk bëhet, se bëhen mish për top për palën tjetër. Prandaj them që duhen bërë ndryshime ligjore.

Dhe kjo ndodhi, në këto vite ne mblodhëm problematika dhe e zgjidhim me ligjin 20.20.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here