Personi që dyshohet se qëlloi sot mbi Pjerin Xhuvanin është Arber Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gaz Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.
Si pasojë ai ka vrarë Xhuvanin, dhe ka plagosur dy të tjerë.
Autori është tashmë në pranga.
Gazmend Bardhi është shprehur se në makinën ku u vra Pjerin Xhuvani kishte brenda para dhe karta identiteti.
“Është një makinë e mbushur plot me para. Aty i kishit, ti kishit kapur. Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë. Janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës.”-tha Gazment Bardhi.








































