Google search engine
Home Bota Agjencia Europiane e Barnave paralajmëron: Është gjetur lidhje mes mpiksjes së gjakut...

Agjencia Europiane e Barnave paralajmëron: Është gjetur lidhje mes mpiksjes së gjakut dhe kësaj vaksine anti-Covid

0
238

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka bërë me dije se është gjetur një lidhje mes vaksinës Johnson&Johnson dhe rasteve të rralla të trombozës cerebrale në disa persona në SHBA.

Megjithatë EMA tha se këto raste duhet të renditen si efekte anësore shumë të rralla të vaksinës kundër Covid-19. Në lidhje me këtë Agjencia paralajmëroi një konferencë të posaçme për shtyp për të diskutuar më shumë për lidhjet mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. SHBA, Afrika e Jugut dhe Bashkimi Evropian do të ndalojnë përkohësisht shpërndarjen e vaksinës Johnson & Johnson, pas raporteve të mpiksjes së rrallë të gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here