Një ngjarje tronditëse u shënua mbrëmjen e kaluar në zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë që ndodhen në lagjen nr.4 në Kavajë. Ku u kthyen në arenën e të shtënave me armë.
Autor i incidentit të parë serioz në këtë fushatë elektorale është shtetasi Ndriçim Jonuzi, i cili njihet edhe me emrin Ndriçim Tahiri.

Ai ka qëlluar me pistoletë brenda ambientit të fushatës së PD duke plagosur në këmbë anëtarin e shtabit demokrat Bledar Okshtuni.
Videoja e parë nga vendngjarja
Video e momentit kur i plagosuri shoqërohet nga miqtë e tij drejt spitalit ndërsa Ndriçim Tahiri largohet në makinë.