Google search engine
Home Politike Zgjedhjet e 25 prillit/ Ministri Çuçi ultimatum krerëve të Policisë: Duhet të...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ministri Çuçi ultimatum krerëve të Policisë: Duhet të përgatitemi! Nuk dihet çfarë…

0
253

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë një takimi online me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit u shpreh se duhet  të përgatiten për çdo gjë se nuk dihet se çfarë tensioni mund të ngrihet nga leximi i rezultatit dhe reagimi emocional i partive të ndryshme për pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje.  Sipas tij, kjo javë do të jetë më intensivja përsa i përketë krimeve zgjedhore, ndaj kërkoi pjekuri dhe reagim të menjëherëshëm për goditjen e çdo rasti të mundshëm.

“Duhen marrë masa dhe të kemi gatishmëri të plotë, që nga dita e fillimit të numërimit, e deri në daljen e rezultatit për subjektet politike. Duhet të përgatitemi për çdo gjë se nuk dihet se çfarë tensioni mund të ngrihet nga leximi i rezultatit dhe reagimi emocional i partive të ndryshme për pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje”, tha ai.

Çuçi kërkoi nga krerët e policive që të mos intimidohen nga akuzat e asnjë force politike.

“Mos u intimidoni nga asnjë forcë politike. Kam besim që e keni pjekurinë për ta bërë këtë gjë, por është shumë e rëndësishme që të jemi më proaktiv në lidhje me parandalimin, apo faktimin e fenomeneve që bëjnë krime penale.

Do jetë në nderin e Policisë nëse ne arrijmë të parandalojmë dhe të fiksojmë prova për të çuar përpara drejtësisë njerëz që do tentojnë apo do kryejnë krime elektorale. Kjo javë do jetë java më intensive për të kryer krime elektorale”, tha ndër të tjera ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here