Google search engine

    U fut brenda xhamisë te Rruga e Kavajës dhe qëlloi me thikë 5 persona, kush është autori

    0
    266

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhaminë pranë Rrugës së Kavajës. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

    Tashmë shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli është vënë në pranga nga policia.

    Njopftimi i plotë

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

    Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

    Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here