Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ka folur për mediat babai i autorit të sulmit të sotëm në xhaminë “Dine Hoxha”, Tiranë, Rudolf Nikolli, duke hedhur kështu dritë mbi plagosjen e 5 besimtarëve myslimanë.
Ai pohoi se i biri 34-vjeçar është një katolik i konvertuar në mysliman që ka ndjekur gjurmët e një hoxhe të njohur në zonën e vendlindjes, Klos.
“Kam 6 fëmijë, kam vuajt shumë ekonomikisht. Një hoxhë m’i merrte këtu, dhe me e kthy një katolik me e bo mysliman e quante shumë gjë të bekuar. Dhe filloi çuni t’u u fal dhe unë i thosha demokraci është rrobët kanë qenë kret katolik dhe janë bërë kret myslimanë. Ti bëj ça të dush. Vazhdoi shkollën, e nisi për frëngjisht, nuk i mbaroi të gjitha, filloi zanatin e picave, vazhdoi me shokët e vet. Erdhi këtu më mori ato lekë që kisha unë dhe shkoi hapi një biznes në Peshkopi, me lloj-lloj rrobi mjekërosha. Ai shkoi në Maqedoni aty se ça i futën ndonjë të shame ndonjë gjë, nuk u bë më njeri. Kaloi në depresion. Shkoi në Itali por e kthyen pas te aeroporti, kaloi në depresion komplet, edhe koha e covidit. Ai ishte në spital shkova iu luta doktorit, jam katolit, çuni im është mysliman i fal tetë vakte. I thashë çuni im është bo mysliman, ma bie në shpi. Çuni tha jam shumë në rregull nuk shkoj më në spital i pinte dhe ilaçet. Kur e pashë unë, nuk i pinte ilaçet. Shkova e mbylla muhabetin edhe me atë të terminalit. Familje e mrekullueshme, u kënaqa kur ma falën çunin. I kërkoj falje prokurorit që i thashë e kam çunin në spital, u tregova burrë i pabesë. Tani kërkoj që djali im e bëri këtë, e pikërisht në vend të shenjtë. Ai nuk është mirë me shëndetin, nuk kishte asnjë lloj arsye ta bënte këtë punë. I kërkoj falje prokurorit që e kam rrejt.”, tha babai.








































