Google search engine
Home Aktualitet Pandemia/ Fico: Spitalet 3 dhe 4 nuk kanë pacientë, bie numri i...

Pandemia/ Fico: Spitalet 3 dhe 4 nuk kanë pacientë, bie numri i rasteve

0
207

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se ka një rënie të mesatares javore të rasteve duke folur me shifra inkurajuese.

“Mesatarja javore ka zbritur, incidenca në 108 nga 187 dhe për 5-6 javë kemi vënë re një rritje të qëndrueshme të incidencën dyjavore në tendencën e zbritjes. Mesatarja ditore e rasteve pozitive, kanë zbritur nga 265 në 172. nr total i rasteve aktive në Shqipëri është 25.668. Herën e shkuar kemi folur dhe për numrin e bashkive, ai ka zbritur nga 36 në 33. Spitalet 3 dhe 4 janë spitalet që nuk kanë pacientë për momentin po janë në gatishmëri të plotë. Sic e kemi vlerësuar dhe diskutuar, ulja e numrit të shtrimeve shkon me një ulje të numrit të personave në gjendje më të rëndë. Indeks tjetër ulja e vdekshmërisë nga 50 një javë më parë ka shkuar në 25”, tha Fico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here