Google search engine
Home Aktualitet “Desh ma futi me thikë dhe mua”, publikohen pamjet, ja momenti kur...

“Desh ma futi me thikë dhe mua”, publikohen pamjet, ja momenti kur besimtarët kapin autorin e plagosjes së 5 personave tek xhamia “Dine Hoxha”: O legen, o maskara

0
223

Kanë dalë pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Nga pamjet  duket momenti i kapjes së autorit  vjeçarit Rudolf Nikolli nga vetë besimtarët që ndodheshin pranë xhamisë.

Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.

Në pamje duket se si personat e pranishëm jashtë xhamisë kanë kapur 34-vjeçarin dhe e kanë shtrirë në tokë duke e mbajtur me forcë. “Desh ma futi me thikë dhe mua”, tha njëri prej personave që po e mbante derisa erdhi policia.

Pasi mbërritën forcat blu dhe përpiqen të prangosin autorin, një prej të pranishmëve e godet me shkelma dhe bërtet, “O legen, o maskara”.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë para xhamish Dine Hoxha në Tiranë, ku 34 vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here