Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook” , nga aeroporti në Kukës.
“Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë”, shkruan Kryeministri Rama bashkangjitur fotos.Avioni “Air Albania” do të niset nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në Aeroportin e Rinasit. Më pas nga Rinasi në avion së bashku me udhëtarët do të hipi edhe kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja Balluku, dhe më pas do të bëhet ulja në pistën e Aeroportit të Kukësit.











































