Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten e tij, Aurela Basha janë të ftuarit e ditës së sotme në rubrikën ‘Gjysma ime’ në TvKlan.
Gjebrea zbuloi se Basha kur ka qënë i ri ka pasur pasion DJ. Kryedemokrati rrëfeu se në periudhën kur jetonte në Holandë e kishte më të lehtë të dëgjonte muzikën që kishte qejf. Ai pranoi se ka qënë i marrosur pas muzikës pop dhe perëndimore.
Gjebrea: Basha ka pasur një pasion për DJ kur ka qënë i ri.
Basha: DJ është fjalë e madhe. Kam pasur një pasion të jashtëzakonshëm për muzikën. Kam dëgjuar hit-parad që i vogël, mbaja mend hitet. Kam qënë i marrosur pas muzikës pop, perëndimore. Kjo ka qënë e ndaluar. Papritur ndodhem në një vend plot me disko, ku muzika luhej lirisht. Muzika mu hap si mundësi, kisha shumë qejf disko. Kisha dhe kam një shok, që ishte DJ i vërtetë. Kishte një disko të famshme, HULLUMULLU. Shkonim kërcenim.









































