Grabitjet e shtëpive të futbollistëve në kohët e fundit janë shtuar shumë, teksa hajdutët kanë fituar guximin të hyjnë në banesat e lojtarëve, edhe kur ato janë të pranishëm. Kështu, një aventurë shumë të keqe ka përjetuar mbrëmjen e djeshme edhe mbrojtësi i Romës, Kris Smolling. Anglezi është përballur me grabitësit në vilën e tij, teksa keqbërësit nën kërcënimin e armëve ia kanë dalë t’i marrin argjendari, para dhe orën Roleks, duke e çuar dëmin në vlerën e disa mijëra eurove.
Megjithatë, për fat të mirë përveç frikës, Smolling, gruaja e tij dhe djali dyvjeçar nuk kanë pësuar asnjë dhunë fizike, ndërsa tashmë autoritetet kanë detyrën e hetimit për të zbardhur ngjarjen dhe arrestuar grabitësit.
Vetë Smolling ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se përveç tronditjes, familja e tij është mirë ndërsa shton se shpreson që keqbërësit të gjejnë një mënyrë tjetër jetese dhe të mos iu shkaktojnë keq dhe stres të tjerëve.








































