Google search engine

    Pandemia/ Mjeku Kalo ka një mesazh për qytetarët: Kujdesi duhet përçuar në mënyrë vertikale tek të gjithë njerëzit!

    0
    280

    Mjeku Tritan Kalo gjatë takimit me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë një mesazh për qytetarët.

    Kalo thotë se kujdesi ndaj vetvetes është më i madhi dhe i rëndësishmi, prandaj njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë derisa pandemia të marrë fund.

    Ai thotë se kujdesi duhet përcjellë në mënyrë vertikale deri tek qytetari më i thjeshtë.

    ‘’Kënaqësi që të kemi drejtuesit e shtetit pranë që kujdesen gjithmonë për ne, por kujdesi më i madh është ndaj vetvetes. Kujdesi duhet përçuar në mënyrë vertikale deri tek qytetari më i thjeshtë. Njerëzit kurrë nuk duhet të harrojnë që kujdesi më i madh është për vetveten.’’- tha Kalo

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here