Sali Berisha mendon që është përgjegjësia e Lulzim Bashës, rezultati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. i pyetur në Ditarin e A2 nëse duhet të tërhiqet nëse i humbet zgjedhjet, Berisha tha: “Për të gjitha zhvillimet, përgjegjësia bazë dhe kryesore është e kryetarit. Por unë kësaj here të jem i sinqertë shoh kudo një tis fitoreje në rritje”.
Berisha shtoi se Basha, tani, po mendon për kabinetin e tij të ardhshëm. “Po mendon për 100 ditët e qeverisjes së tij, në mënyrë që t’u tregojë zgjedhësve mirënjohje. Por jam i sigurt që premtimet që ka bërë do t’i mbajë. Është angazhuar se në 100 ditët e para do të hapë negociatat, një angazhim jashtëzakonisht i rëndësishëm, por në gjykimin tim krejtësisht i realizueshëm”.









































