Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2,520 testime nga të cilat 169 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 4 persona, ndërsa 572 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.









































