Me anë të një statusi në rrjetin social, kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka sqaruar vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për orarin e shpalljes së rezultatit në zgjedhjeve të 25 prillit.
- Celibashi thotë se orari 08:00 të 26 prillit për shpalljen e rezultatit është vetëm për ZAZ 40 në Tiranë ku zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik.
Do të thotë që rezultati në atë orë do të dalë vetëm për këtë ZAZ, dhe jo për gjithë vendin.









































