Google search engine

    Rama jep lajmin e mirë: Në fundjavë vijnë mbi 90 mijë vaksina AstraZeneca

    0
    188

    Kryeministri Edi Rama bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se në fundjavë do të mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca.

    Ai thotë se objektivi është të tejkalohet numri i 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

    POSTIMI I RAMES

    TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA.

    Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

    Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here