Kreu i shtetit Ilir Meta ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për një bashkëqeverisje me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Për presidentin, ftesa e Ramës është e sinqertë si “17 maji”, por tha se bashkëpunimet paszgjedhore duhet të shpallen para 25 prillit.
“Ftesa e Ramës e sinqertë si 17 maji, ka moral legjitimet çdo koalicon para se shqiptarët të votojnë. Do PS e PD ta shpallin që tani të shpallin fitore plebishitare. Do LSI me PS ta shpallin që tani. Duan të treja ta shpallin që tani, të jeni i sigurtë do i mundi Bojkeni dhe i vetëm”, tha ai.








































