Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë të arsimit profesional në një institucion privat të kulinarisë.
Gjatë takimit me studentët të cilët ishin në praktikë, Basha pa nga afër gatimet e studentëve teksa nuk ka kursyer as ironinë.
Pjesë nga biseda:
Basha: Çfarë po gatuan?
Studentja: Tavë dheu
Basha: I ke hedhur piper?
Studentja: Po, po
Basha: Besoj e keni marrë vesh se ka marrë dhenë që unë i hedh shumë piper.

Më pas studentët kishin përgatitur për kreun e PD-së një tortë me siglën e demokratëve ku i kërkuan të vendoste vetë numrin 9, numri që përkon me PD-në në fletën e votimit.
Shefi i kuzhinës: Si për herë të parë shumë mirë.
Basha: Erdhi koha për të votuar do vëmë dhe shenjën e votimit.









































