Google search engine
Home Politike “Ja kanë kërkuar”, Spartak nxjerr prapaskenat dhe tregon përse Rama i bëri...

“Ja kanë kërkuar”, Spartak nxjerr prapaskenat dhe tregon përse Rama i bëri ftesë për bashkëpunim kreut të PD-së: I kanë thënë merr Bashën dhe …

0
259

Avokat Spartak Ngjela e sheh si një rrufe në mes të qiellit ftesën e kryeministrit Rama për Bashën për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ngjela shprehet se Basha nuk mundet ta pranojë kushtin e vënë nga Rama, pra ndarjen nga Meta dhe Berisha, sepse Partia Demokratike drejtohet nga Berisha.

“Ishte si një rrufe në një qiell të pastër, por nuk e dimë se ç’thonë ndërkombëtarët. Duhet të kemi parasysh që këta janë të trembur nga reforma në drejtësi. Ky nuk i tha të bashkohemi, i tha duhet të heqësh dorë nga Berisha dhe nga Meta që të bëjmë një bashkëpunim pas.

Domethënë që ky ka vënë kusht, dhe sipas kësaj ky është i sigurt që fiton.

Pse e ka vënë kushtin? A mund t’i pranojë Basha kushtet? A ja kanë kërkuar politikat e mëdha apo e ka nxjerrë ky? Basha nuk mund ta pranojë atë sepse nuk e drejton Basha atë parti. Këtë, as fëmijët nuk e besojnë sot në Shqipëri. Partinë e drejton Saliu, ky i thotë hiq Berishën. Pra pse e bën këtë lojë?

Ja kanë kërkuar, apo i kanë thënë që merr dhe Bashën dhe lëri në rrugë ata që t’i arrestojnë. Kjo më duket një gjë e largët, sepse nuk e bën politika e lartë këtë. Rama nuk ka ulur hundën, është kushti në mes. I thotë partisë së Berishës, hiq Berishën”, u shpreh Ngjela për Ditari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here