Google search engine
Home Politike Denoncimi i fortë i Metës: Shtetas me rekorde kriminale pajisen me ID

Denoncimi i fortë i Metës: Shtetas me rekorde kriminale pajisen me ID

0
201

Kreu i shtetit Ilir Meta në një dalje për mediat u shpreh se në Korçë, po pajisen me dokumente ID njerëz me rekorde kriminale.

“Janë pajisur me dokumente identifikimi të lëshuar nga gjendja civle duke vjedhur identitetet e shtetave me kombësi maqedonase pa dijeninë e tyre”, denoncoi Meta.

Ai tha se i ka kërkuar “organit të prokurorisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese të nisin menjëherë hetimet dhe verifikimet përkatëse”.

Meta shtoi se në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar disa funksionarë shtetërore e policë. Meta tha se shqetësimi i tij është se kjo mund të kthehet në fenomen e sidomos në këtë kohë zgjedhjesh.

“Në veçanti në këto momente ka shqetësimin se nisur nga situata e krijuar se krimi zgjedhor në Shqipëri është fenomen që ka bashkëpunëtor dhe autor të nivele me të larta veprimi kriminal i vjedhjes së identitetit mund të jetë shndërruar në mekanizëm lehtësisht të ndryshueshëm”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here