Google search engine
Home Politike Drejtesi 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës peticion kundër Lulzim Bashës: Sulmet ndaj...

50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës peticion kundër Lulzim Bashës: Sulmet ndaj Elisabeta Imerajt cenojnë pavarësinë, boll me intimidime

0
397

Plot 50 prokurorë janë bërë bashkë kundër liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për sulmet ndaj Kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Basha nga një studio televizive ka lëshuar akuza të forta ndaj saj, ndërkohë që Imeraj me prokurorët e tjerë i janë drejtuar KLP me një letër ku i kërkojnë që të mbahet qëndrim ndaj Bashës. Nga 75 prokurorë që ka Tirana, 50 janë pozicionuar kundër liderit demokrat. Prokurorët e Tiranës i konsiderojë sulmet e Lulzim Bashës si përpjekje për të cënuar pavarësinë e organit të akuzës, ndërsa kërkojnë nga KLP një qëndrim të ashpër, për të dënuar çdo përpjekje të pushtetit politik për të ndërhyrë dhe shantazhuar prokurorët. Në letër bëhet me dije se të gjithë prokurorët kanë kaluar procesin e vetingut. “Në rastin konkret, sulmi vijues me një retorikë jo etike, si zyrtar i drejtësisë është jo vetëm e dënueshme ligjërisht, por gjithashtu tenton që të cenojë drejtpërdrejtë privatësinë e prokurorit, pavarësi e cila është esenciale dhe prioritare mbi objektivitetin dhe të qenit profesional në drejtim, hetim dhe përfaqësim në gjykim të çështjeve penale e cila është puna e një prokurori. Ne të gjithë po kalojmë procesin e rivlerësimit kalimtar, konform ligjit me numër 84/2016 dhe me qëllim funksionimin normal të punës në Prokurori, larg intimidimeve dhe presioneve është e nevojshme: lejimi i institucioneve të bëjnë punën e tyre, pa ndikime politike, mbështetje karshi prokurorëve në detyrë, për shkak të respektimit të dinjitetit të tyre”, thuhet ndër të tjera në peticion. KLP u mblodh ditën e djeshme nga ku u bë me dije se qëndrimi ndaj kreut të PD Lulzim Basha do të jepet në mbledhjen e ardhshme. “Me shtatë vota pro dhe katër kundër (z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka ), Këshilli vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale, të cilat lidhen kryesisht me administrimin nga ana e anëtarëve të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së Drejtueses Imeraj”, thuhet në njoftimin e KLP.

Vendime të tjera

Ndërkohë, në mbledhjen e zhvilluar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u miratuan edhe një sërë vendimesh të tjera. Me shumicë votash, Këshilli vendosi të rrëzojë propozimin për anulimin e vendimit të KLP për shpalljen e vendit vakant për Prokurorinë pranë Gjykatës në Durrës. “Këshilli vendosi rrëzimin e propozimit për anulimin e Vendimit Nr. 92, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për shpalljen e pozicionit vakant Nr. 3, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shpallur me vendimin Nr. 329, datë 29.12.2020 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga KLP. Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi edhe miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit të Enkeleda Millonait, prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si eksperte në dy trajnime gjatë muajit prill, me kusht që veprimtaria jashtë funksionit të mos ushtrohet më shumë se dy orë, gjatë orarit të punës. Po ashtu një tjetër vendim i miratuar nga Këshilli me shumicë votash ishte edhe vendimi për vlerësimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit: Arben Sharra, Riselda Fishta, Gentian Stoja si edhe Hektor Mushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here