Google search engine
Home Politike “Prishi marrëveshjen në minutat e fundit”, Ndoka shpreh hapur pakënaqësinë ndaj Bashës,...

“Prishi marrëveshjen në minutat e fundit”, Ndoka shpreh hapur pakënaqësinë ndaj Bashës, tregon përplasjen që pati me të kur mori vesh që do ishte në vendin e 8 në listën e Shkodrës

0
239

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka deklaruar se nëse Basha do ia kishte bërë të ditur më përpara strategjinë për ta vendosur të 8-in në listën e Shkodrës, ai tha se do të kishte garuar i vetëm në zgjedhje.

Ndoka tha në Report TV se kryedemokrati e ka prishur marrëveshjen që kishte me PDK në mënyrë të njëanshme në minutat e fundit.

“Kjo është evidente s’kemi pse ta fshehim pakënaqësinë. Kjo është e qartë nuk është hera e parë që PD sillet ndryshe me partinë demokristiane. PD e prishi marrëveshjen mes nesh në mënyrë të njëanshme, por gjithsesi jemi në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike. Është një sfidë e vështirë sepse kemi kod problematik kemi vendimmarrje në sekondat e fundit të Bashës. U ndodhën të papërgatitur në këtë përballje sepse PDK edhe e vetme mund të siguronte përfaqësimin parlamentar”, tha Basha.

Në momentin që Basha ia ka bërë të ditur pozicionin në listë Ndoka thotë se ka pasur një debat të gjatë me të.

“Ka njëlloj llogjike dhe këtë e mirëkuptova për faktin se i kemi dhënë mandatin e përfaqësimit tonë zotit Basha që t’i vendosë rregullat e lojës. Duke e parë në këtë sens unë gjykoj kemi pasur një debat të gjatë me zotin Basha dhe në momentin që ai ma bëri të ditur. Ai synon maksimizim të votës”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here