Google search engine
Home Lifestyle “Ku këndon llumi, s’ka vend për ne”, Erik Lloshi thumbon të rinjtë...

“Ku këndon llumi, s’ka vend për ne”, Erik Lloshi thumbon të rinjtë në muzikë

0
322

Këngëtari Erik Lloshi nuk i ka kursyer kritikat ndaj këngëtarëve të rinj. Me anë të një postimi në “Instagram”, ai ka shpjeguar vështirësitë që po kalon çdo këngëtar i vjetër në profesion për shkak të pandemisë Covid-19.

Mes të tjerash, Erik përmend edhe faktin që lokalet tashmë po marrin këngëtarët e rinj që thjesht e quajnë veten “këngëtarë”, me dy këngë gjithsej. Madje, ata këndojnë të gjithë repertorin e këngëtarëve të vjetër, pa asnjë të drejtë dhe kështu fitojnë në kurrizin e tyre.

Edhe kjo e ka bezdisur këngëtarin, i cili shprehet se në fakt duhet ta kishte pasur më herët këtë reagim. Për më tepër, ai ka nisur një “nismë” duke i ftuar këngëtarët e tjerë t’i bashkohen, ndërsa kërkon që askush të mos pranojë të shkojë në lokalet ku do të performojnë “këngëtarët” e rinj.

“Ku këndon llumi, s’ka vend për ne”- shprehet ai ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here