Google search engine

    Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për autorin e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit

    0
    251

    Është shoqëruar në Gjykatën e Fierit, nën forca të shumta policore, autori i dyshuar i vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

    Gjykata u rrethua nga forca të shumta policore, të cilët kanë shoqëruar autorin për të dalë para trupës gjykuese.

    Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuar Alber Zaja, këtë herë për mbajtje pa leje të armëve luftarake.

    Është e dyta herë që Alber Aaja paraqitet pranë togave të zeza në Fier, përsa i përket vrasjes së Shkëlzen Kastratit, një ngjarje e ndodhur në 1 shkurt, në Fier. Më parë, Zaja u njoh me masën e caktuar në mungesë nga Gjykata e Fierit, atë të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

    Në kërkim vijojnë të mbeten edhe tre persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen, Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here