Google search engine

    Brataj: Do kemi lirim të mëtejshëm të masave kundër COVID-19

    0
    226

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj paralajmëron lirim të masave kundër COVID-19 në javët e ardhshme. Ai tha se lirimi i masave mund të prekë universitetet, ku studentët kanë pothuajse dy vite pa bërë leksione në audiotore. Por, sipas Bratajt, pa kaluar zgjedhjet, nuk mund të lirohen më tej masat kundër COVID-19.

    “Duke filluar nga java në javë mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave. Janë disa masa. Të gjitha masat sidomos shkollat. U bë viti i 2, pothuajse skanë bërë leksion asnjë ditë. Ishin grupi që vinin për herë të parë. Nuk është tradicionale kjo mësimëdhënie. E dimë mirë që nga kinematë, teatrot, stadiumet, s’janë vetëm restoranti dhe bari që kërkojnë lehtësim. Në këtë moment që u liruan masat janë zgjedhjet dhe nuk mund të rrezikojmë më tej”, tha Brataj në Report tv.

    Sa i përket verës Brataj thotë se është në disfavor të COVID dhe mund të ketë dobësim të tij me rritjen e temperaturave.

    “I nisem eksperiencës së vitit të kaluar u ulën rastet, sepse vera është në disfavor të virusit dhe në favorin tonë. Në verë dobësimi i virusit ndoshta dhe është një mundësi vaksinimi natyrale. Por duhet të rriten temperaturat. Por mos të harrojmë vjeshtën që do të thotë me uljen e temperaturave virusi është si njeriu do të mbijetojë dhe kam frikë mos na rikthehen mutacionet. Duhet të bashkëjetojmë me të s’mund të themi se jemi të çliruar”, shtoi ai.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here