2 efektivë policie kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me armë zjarri në Mamurras ditën e sotme. Të dy policët janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën
Lidhur me plagosjen e tyre në Mamurras, janë shoquar në polici 7 persona nga fisi i ish deputetit të PD-së Mhill Fufi.
Mësohet se forcat të shumta policie dhe RENEA kanë mbërritur në Mamurras, pas plagosjes me armë të dy efektivëve dhe një qytetari mesditën e sotme.










































