Google search engine
Home Politike Rama zbulon si e bindi kreun e Pfizer për të siguruar vaksinat:...

Rama zbulon si e bindi kreun e Pfizer për të siguruar vaksinat: Më tha se për momentin nuk ka, por…

0
183

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Librazhd ka treguar si ka arritur marrëveshja për të siguruar vaksinat nga kompania Pfizer. Rama përshkruan rastin kur shkoi në Nju Jork, duke iu lutur bosit të Pfizer, Albert Burla.

Rama deklaroi se nuk i doli nga zyra derisa i mori fjalën për marrëveshje për vaksinat.

“Unë po ju sjell rastin kur morëm rrugën deri në Nju Jork për të takuar të parin e Pfizerit. Nuk ka, më tha. Do ta konsiderojmë patjetër kërkesën tuaj, por nuk ka për momentin. Nuk i dola nga zyra. Deri në momentin kur i mora fjalën se ne do të kishim një kontratë. Natyrisht që kjo është ana e mirë e imja. Ka edhe një anë, arrogantë. Mbase, por më shumë sesa arrogant unë do të thoja kokë fortë dhe këmbëngulës që me siguri e teproj” u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here