Policia e Shtetit njofton se 2 vëllezër nga Kavaja po hetohen në gjendje të lirë pasi kanë kërcënuar prokuroren që ndiqte çështjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 24 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, (vëllezer) banues në Kavajë, pasi kanë shkuar për tu interesuar për një çështjen e tyre që ndiqet nga prokuroria dhe kanë debatuar me të duke e kërcenuar me fjalë.









































