Mediat italiane bëjnë më dije se zgjidhja e misterit të zhdukjes së Davide Pecorellit të biznesmenit italian në Shqipëri, bëhet çdo ditë edhe më e vështirë.
Pasi eshtrat e mbërritura nga Shqipëria ishin të pamjaftueshme për të nxjerrë ADN-në që do të krahasohej me atë të familjarëve të sipërmarrësit, i cili mendohet se vdiq në Pukë.
Prandaj edhe grupi hetimor, i ngarkuar me çështjen nga Prokurori Publik i Perugia-s, Prokurori i Përgjithshëm Raffaele Cantone dhe prokurori Giuseppe Petrazzini kanë kërkuar materiale shtese nga hetuesit shqiptarë.
Duke supozuar se materiali biologjik është akoma i disponueshëm në vend, nuk është e mundur të parashikohet data e dërgesës në Itali dhe mbi të gjitha, vlefshmëria e tyre për një ekzaminim të besueshëm.








































