Google search engine
Home Lifestyle Rikthehet në Pallatin Mbretëror për herë të parë që pas largimit, zbulohet...

Rikthehet në Pallatin Mbretëror për herë të parë që pas largimit, zbulohet arsyeja përse Princ Harry nuk mund ta nderojë gjyshin Philip me uniformë ushtarake

0
290

Pallati Mbretëror në Angli është në zi. Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Mirëpo mësohet se Princi Harry nuk pritet të veshë një uniformë ushtarake në varrimin e gjyshit të tij, Philip pasi u tërhoq nga roli mbretëror.

Duka i Sussex-it humbi rolin si Kapiten i Përgjithshëm i Marinasve Mbretëror, të cilin e mori nga gjyshi, si dhe dy pozicione të tjera ushtarake nderi.

Kjo do të thotë se nuk mund të veshë uniformat zyrtare dhe ka të ngjarë të arrijë në shërbimin e së shtunës i veshur me një kostum si ish-ushtarakët e tjerë ndryshe nga i ati Princi Charles dhe i vëllai, William. 

Harry nuk është kthyer në Britani qëkur u largua pak më shumë se një vit më parë. 36-vjeçari thuhet se ka udhëtuar drejt Anglisë, por Meghan Markle është këshilluar të mos udhëtojë. Duka dhe dukesha bënë homazhe për të ndjerin duke shkruar:

“Në kujtim të Lartmadhërisë së Tij Mbretërore, Duka i Edinburgut 1921-2021 Faleminderit për shërbimin tuaj … Do të na mungojë shumë.”

Rikthehet në Pallatin Mbretëror për herë të parë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here