Google search engine

    Hajdutët si shpërndarës picash përfundojnë në gjykatë për grabitje me dhunë, sulmuan një çift

    0
    266

    Anton Kolndrea, Kristian Gjoka dhe Eduart Pjetër Gjoka janë tre picierët e rremë që u identifikuan nga prokuroria mbas një sërë veprimesh hetimore kryesisht kqyrje të kamerave të sigurisë. Ata u dorëzuan gjatë ditës në gjykatë si të akuzuar për grabitje me dhunë të mbetur në tentativë. Ata sulmuan një çift thotë prokuroria i cili u hapi derën dhe ata ju ofruan picë pikante.

    Prokuroria i thotë gjykatës në mbyllje të hetimeve se pikërisht kjo shenjë gishti e mbetur në kutinë e picës solli identifikimin e njërit prej hajdutëve, i quajtur Kristjan Gjoka dhe që mban këtë kasketë motorri në kokë, raporton TCH.

    Të tjerët të maskuar me kapele kanë tentuar të shtyjnë të zotin e shtëpisë kur ai ka hapur derën dhe iu ka thënë se nuk kishte porositur picë. Alibia e të dyshuarit se kishte shkuar si picier , pasi ishte konflikuar me denoncuesin për një parakalim të gabuar.

    Kjo dëshmi bie poshtë thotë në dosje prokurorja Mariola Mërtiri që shton se tre picierët u përleshën me thikë në ambjentet e brendshme duke tentuar të hyjnë me dhunë në banesë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here