Google search engine
Home Politike “Basha i ofroi 15 vende të sigurt deputetësh, por Meta dhe Kryemadhi...

“Basha i ofroi 15 vende të sigurt deputetësh, por Meta dhe Kryemadhi e refuzuan”, gazetari i njohur shqiptar nxjerr prapaskenat e forta politike dhe zbulon frikën e madhe Presidentit

0
379

Gazetari dhe opinionisti i njohur shqiptar, Enton Abilekaj i ftuar në emisioni  ‘Breaking’, bëri një deklaratë të fortë.

“Basha ka qenë personi që i ka ofruar LSI-së 15 vende të sigurta në lista, por me informacionet që unë kam Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta e kanë refuzuar”, u shpreh ai duke aluduar për frikën që LSI ka për ndonjë pakt nën rrogoz mes PD-së dhe PS-së.

Abilekaj gjithashtu komentoi dhe faktin se pse Meta po del në fushatë dhe veçanërisht në dy zona kryesore, në Vlorë dhe në Durrës, ku kandidon kryesocialisti.

“E para kjo lidhet me këto dy qarqe ku kandidon kryeministri Rama, pasi Meta po bën thirrje për të votuar kundër kryesocialistit. E dyta lidhet me faktin se Vlora dhe Durrësi janë dy qytetet ku LSI-ja ka pësuar goditjen më të madhe”, deklaroi Abilekaj, duke nënkuptuar largimin e Shkëlqim Selamit dhe Lefter Kokës, të cilët i janë bashkuar PS-së.

Për analistin Abilekaj, Meta aludon se mes Bashës dhe Ramës ka një marrëveshje për eliminimin politik të LSI-së, duke kujtuar marrëveshjen e 17 majit të katër viteve më parë, si dhe deklaratën e lëshuar nga Basha se ia kishin ofruar opsionin: “ti kryeministër, unë president (Rama)”.

“Ai ka aluduar gjithmonë për një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD. E ka pasur gjithmonë këtë frikë. Presidenti nuk është se po e bën këtë si fushatë për partinë e vet, po ka zgjedhur dy qytete që kandidon Rama, ka dalë kundër tij. Ka zgjedhur Durrësin dhe Vlorën, pasi LSI në këto dy qytete ka marrë goditje”, shtoi Abilekaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here