Google search engine
Home Politike A do rikthehen sërish komunat? Basha: Reformë e re për decentralizimin, referendum...

A do rikthehen sërish komunat? Basha: Reformë e re për decentralizimin, referendum për ndarjen territoriale të para 7 viteve

0
244

7 vite nga miratimi i reformës territoriale, Lulzim Basha zotohet se do e zhbëjë për ta ribërë sërish me Referendum.

Koncepti i demokratëve është për ta nisur reformën e re me decentralizimin, për ta mbyllur me ndarja e re territoriale.

“Do bëjmë decentralizimin e plotë. Ju banorët e Baldushkut, njësoj si banorët e Petrelës, Farkës, Bërzhitës, Krrabës, Dajtit, e të Ndroqit, të Vaqarit, të Kasharit, të Prezës, të Vorës, do të keni mundësinë të shpreheni me referendum për ndarjen e re territoriale. Nuk do të jetë më kryetari i pushtetit vendor të Baldushkut te kali i Skënderbeut, por do jetë sa më afër jush. Do bëjmë të mundur një ndarje të re administrative ku do ta keni pushtetin afër jush, do të thotë do ta zgjidhim vetë do e shkarkojmë vetë kryetarin e Komunës me ndarjen e re administrative”, tha Basha.

Fermerët e Baldushkut, Basha i siguroi se nuk do jetë e nevojshme të kenë certifikatën e pronësisë për të marrë subvencione, ndërkohë u zotua se do të standardizojë e lejet e ndërtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here