Real Madrid është fituesi i “Klasikes” së Spanjës.
Ekipi i Zinedine Zidane u tregua superior ndaj Barcelonës, sidomos në pjesën e parë, duke shënuar dy gola.
Rezultatin e zhbllokoi Karim Benzema, më një gol fantastik me takë, pas krosimit të Vazquez.
Goli i dytë erdhi me goditje dënimi. Gjuajtja e Toni Kroos u devijua dy herë përpara se të hynte në portën e mbrojtur nga Ter Stegen.
Në pjesën e dytë Barcelona reagoi, me mbrojtësin Mingueza që shkurtoi diferencën, ndërsa Jordi Alba nuk shfrytëzoi një rast të mirë, i vetëm përballë Courtois.
Real Madrid parakalon Barcelonën dhe barazon në krye të renditjes Atletico Madrid, me 66 pikë.








































