Policia ka zbarkuar në kompaninë ‘Massabi Fruits’ në Kombinat të Tiranës ku pritej të shkonte konteineri me 143 kg kokainë nga Ekuadori. Konteineri u bllokua në Portin e Durrës, dhe nuk mbërriti në destinacion. Në foto, shihet se Policia po kontrollon me qen antidrogë.
Droga ishte fshehur në tavanin e konteinerit e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me mbishkrime përcaktuese si dhe fotografinë e trafikantit famëkeq Pablo Escobar. Në pakot e kokainës ishte shkruar në spanjisht ‘El Mejor” (më e mira).









































