Google search engine

    MSH përditëson të dhënat: 360 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

    0
    205

    Shqipëria ka regjistruar një rritje të lehtë rastesh në 24 orët e fundit. 360 të infektuar nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët fundit si dhe 6 viktima.

    Nga ana tjetër lajmi i mirë është se ka sërish më shumë të shëruar, 534, teksa në spitale në total po trajtohen 227 pacientë në tre spitalet COVID, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

    NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

    COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3342 testime, 534 të shëruar, 360 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3342 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 360 qytetarë.
    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë,  16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste  në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (10 Prill 2021)

    Raste të reja ditore        360
    Të shëruar në 24 orë     534
    Të shtruar në spitale      227
    Humbje jete në 24 orë    6
    Testime ditore                3342

    Testime totale            586,923
    Raste pozitive             128,155
    Raste të shëruara         97,206
    Raste Aktive                 28,639
    Humbje jete                  2,310

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë   20157
    Fier      2509
    Durrës  1208
    Gjirokastër  1197
    Shkodër  1010
    Korçë   730
    Vlorë     691
    Kukës    342
    Dibër    346
    Elbasan  248
    Berat    100
    Lezhë     101

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here