Google search engine
Home Politike Spartak Ngjela: Meta dhe Saliu nuk e ndalojnë dot stërvitjen ushtarake të...

Spartak Ngjela: Meta dhe Saliu nuk e ndalojnë dot stërvitjen ushtarake të NATO, morën në qafë kontrollorët

0
226

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar dje për krizën në aeroportin e Rinasit. Ai ka bërë fajtorë presidentin ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se tentuan të bllokojnë stërvitjen e ushtrisë amerikane. “Ç’janë këta budallenj që dëgjojnë të deprimuarit nga akuza për korrupsion dhe bllokojnë aeroportin Nënë Tereza në Tiranë? Ku mund të bllokohet dot një aeroport në një vend të NATO-s? Kurrë! Budallenj: pse pak kontrollorë ajrorë ka në Uashington dhe në Berlin. NATO ka qindra aeroporte ushtarakë dhe po kaq janë bazat amerikane. Kaq të leshtë paskan qenë drejtuesit politikë të kontrollorëve dhe vetë kontrollorët!!! Në datën 25 prill NATO ka në Shqipëri stërvitjen DEFENDER… Saliu dhe Meta do ta ndalojë këtë? Hajde mendjengushtësi, hajde! Janë në depresion, por kontrollorë zinjtë pse vajtën dhe humbën punën, dhe lirinë!!! Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas përpara një stërvitjeje ushtarake nga më të mëdhatë e kohës? Rrini të qetë. Nesër fillojnë fluturimet, por mjerë kontrollorët nëse janë edhe të paguar”, tha ai. Ndërkohë dje situata u kthye në normalitet. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pritën 100 mijë doza të vaksinës kineze. Ngarkesa erdhi me një ditë vonesë për shkak të ndalimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Balluku u shpreh se pas shumë vështirësive vaksinat erdhën edhe pse me një ditë vonesë për shkak të çmendurive duke iu referuar kështu grevës së kontrollorëve. Sipas saj ky fluturim kishte shumë rëndësi sepse solli 100 mijë vaksina anticovid. “Falë përpjekjeve të qeverisë erdhi Sinovac në Shqipëri, vaksinat erdhën 1 ditë me vonesë për shkak të çmendurive. Sot është ditë e mirë si gjithmonë kur vijnë vaksinat është një ditë e veçantë. Vaksinat arritën të ulen pas vështirësive që kishim dje. Sot arritëm të krijojmë të gjitha kushtet për të bërë ulje ngritje vetëm për fluturimet esenciale. Ky është një fluturim i rëndësishëm me 100 mijë vaksina të tjera”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here